Aksidente të shumta edhe në vjeshtë, vetëm dje kanë ndodhur kaq shumë aksidente

Kronika September 19, 2018 - 10:59
Lexo tjera detaje

Sezoni veror me qarkullim më të madh të veturave ka mbaruar ndërsa ende numri i aksidenteve që po ndodhin çdo ditë është i madh.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 48-të aksidente prej tyre një me fatalitet ku një veturë kishte goditur një grua për vdekje, përcjell "Zëri.Info”.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës për 24-orët e fundit, 28-të aksidente kanë ndodhur pa të lënduar, 19 me të lënduar dhe një me fatalitet.

Ndërsa rreth arrestimeve dhe dërgimeve në mbajtje PK-ja ka raportuar se numri i të arrestuarve është 36-të, kurse i atyre në mbajtje 27-të. Në vuajtje të dënimit sipas këtyre statistikave janë 4 persona./ZËRI

Image