Kronika

Gjendet një person i vdekur në bjeshkët e Rugovës

Gjendet një person i vdekur në bjeshkët e Rugovës
19 shtator 2018 • 10 : 52

Lexo tjera detaje

Është gjetur një person pa shenja jete në fshatin Malaj të Rugovës vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, përcjell “Zëri.Info”.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendngjarje ka dalur njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi I pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në fshatin Malaj në bjeshkët e Rugovës është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje ka dalë njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore. Me vendim të prokurori trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së!

© zëri.info