12 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë

Kronika September 19, 2018 - 10:41
Lexo detajet

Policia e Kosovës të udhëhequr edhe nga Prokuroria Themelore departamenti i përgjithshëm në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka arrestuar në Prishtinë 4 meshkuj dhe 8 femra si të dyshuar për prostitucion, transmeton "Zëri.info". 

Ky aksion është bërë pas një plani taktik me ç’rast janë identifikuar të dyshuarit të gjithë të nacionalitetit shqiptar, shtetas të Kosovës.

Pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ) , të udhëhequra nga Prokuroria Themelore departamenti i përgjithshëm në Prishtinë kanë realizuar një plan taktik, me ç'rast janë identifikuar dhe janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe 8 të dyshuara femra K-Shqiptare", thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /ZERI