Aksident me fatalitet në Skenderaj

Kronika September 19, 2018 - 10:25
Lexo detajet

Një grua ka vdekur pas lëndimeve të marra pasi u godit me veturë nga një burrë në Skenderaj.

Policia njofton se kjo ngjarje ka ndodhur dje rreth orës 18 e 20 në fshatin Polac të Skenderajt.

Raportohet se i dyshuari mashkull gjersa ishte duke drejtuar veturën VW Cady nga pakujdesia ka goditur viktimën grua.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Skenderajt ku sipas mjekut ka arritur pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.