Arrestohet një polic

Kronika September 18, 2018 - 09:28
Lexoni më shumë detaje

Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një zyrtar policor, raporton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi IPK-ja ka bërë të ditur se ky zyrtar policor është arrestuar me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. /ZËRI/

Njoftimi i plotë i IPK-së pa ndërhyrje:

Inspektorati Policor i Kosovës javë  më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj zyrtarit policor (rreshter në Stacionin Policor Qendra) në Prishtinë me dyshimin se i  njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit “.

Hetimi ka qenë duke u zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Si rezultat i veprimeve hetimore, dje (17.09.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë arrestuar këtë zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës).

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent.

Ndaj të njëjtit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë.