Mësohet identiteti i 30-vjeçarit të vrarë dje në Istog

Kronika September 15, 2018 - 22:58
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Në orët e pasdites së djeshme në mes fshatrave Dubravë dhe Veriq të Komunës së Istogut është gjetur një person i vdekur.

Rastin për vdekjen e tij për Indeksonline dje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra. Sipas tij rasti është cilësuar si vdekje të dyshimtë dhe se janë në pritje të rezultateve të tjera të hetimeve.

Por, burime të Indeksonline mësojnë se personi i vdekur është Arben Dekaj rreth 30 vjeçar nga Istogu dhe se trupi i tij është gjetur i qëlluar me disa plumba.