Deklarohet Lushtaku rreth aktakuzës për 'veteranët e rrejshëm

Kronika September 14, 2018 - 17:54
Lexo tjera detaje

Pas aktakuzës së ngritur për çështjen e veteranëve i pa informuar në lidhje me këtë aktakuzë është deklaruar Nuredin Lushtaku, i cili për “Zërin”, tha se është intervistuar nga prokurori Blakaj po se nuk e ka idenë se çfarë aktakuze është ajo.

“Unë s’jam i njoftuar për sen. As s’më ka informuar kush as s’më ka intervistu kush. E kam thënë edhe më herët  më ka intervistu një herë  prokurori Blakaj dhe unë nuk e di se për çfarë mu ka ngrit ajo aktakuzë”, ka thënë Lushtaku.

Gazeta “Zëri”, ka provuar të kontaktoj edhe i ish-kryetari i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, aktualisht zëvendësministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Ndërkohë në një prononcimtë mëhershëm për “Zërin” lidhur me këtë cështje  Çeku, kishte konfirmuar se ishte intervistuar prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, rreth procesit të verifikimit të statusit të veteranëve.

Zëvendësministri Çeku kishte konfirmuar se ishte intervistuar nga prokurori Elez Blakaj bashkë me anëtarët tjerë të këtij Komisioni në maj të këtij viti, por kishte mohuar faktin se ekziston një aktakuzë e tillë ndaj tij.

“Më ka ftuar të sqaroj se si ka shkuar procesi dhe asnjë përpjekje tjetër nuk ka pasur as nga ai, as nga ana ime. Nuk e di saktë, më duket të gjithëve na ka ftuar si të dyshuar, kam harruar përmes telefonit e kam pasur ftesën. Mund ta konfirmoj se gjithë anëtarët e Komisionit, jo vetëm unë, por të gjithë, një nga një nga ka thirrur të gjithëve. Nuk kam vërejtur asnjë element se ai mund të ngritë aktakuzë kundër nesh, por sidoqoftë nuk kam kurrfarë informacioni përveç asaj që lexova sot. Por që kam qenë i intervistuar po, unë dhe gjithë të tjerët”,  ishte shprehur Çeku për “Zëri”