Paguante nga 10 euro shantazhuesit, vetëm që familja të mos e merrte vesh për lidhjen e saj

Kronika September 14, 2018 - 10:36
Lexo detajet

Një vajzë e mitur nga Podujeva ka raportuar në Polici se ka paguar 10 euro dy të mitur të cilët po e shantazhonin se do t'i tregonin familjes së saj për lidhjen e saj të dashurisë.

Policia ka njoftuar se dy të miturit janë arrestuar në momentet kur po e shantazhonin viktimën.

“Të dyshuarit viktimës po i kërkonin para në shkëmbim të mosnjoftimit të familjes së viktimës lidhur me një lidhje të saj. Pas një plani taktik zhvilluar nga policia në flagrancë janë zënë të dyshuarit duke shantazhuar viktimën, me ç‘rast i kanë marrë para në shumë 10 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I njëjti sqaron se të miturit pas arrestimit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.