"Prokuroria e Pejës e hapur për media dhe shoqërinë civile"

Kronika September 13, 2018 - 21:55
Lexo detajet

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, sot ka mbajtur takim bashkëbisedues me gazetarë dhe anëtar të shoqërisë civile nga rajoni i Pejës, me qëllimi të intensifikimit të metodave  bashkëpunuese, për rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies, transmeton "Zëri.info". 

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Kurmehaj, është shprehur se Prokuroria Themelore e Pejës, do vazhdojë të jetë e hapur për media në interes të përgjithshëm, dhe njëkohësisht ka bërë të ditur se takime të tilla do mbahen rregullisht në periudha të ndryshme të viti. 

Sipas njoftimit për media, kryeprokurori Kurmehaj, ka theksuar se roli i mediave dhe shoqërisë civile ka rëndësi të veçantë në luftimin e dukurive negative,  përmes raportimeve dhe reagimeve të ndryshme, që në raste të caktuara mund të jenë pikënisje për ndërmarrjen e masave të nevojshme që janë nën kompetencë të këtij institucioni. 

Të pranishmit, iniciativën  e Kryeprokurorit Kurmehaj e vlerësuan si hap të rëndësishëm për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe afirmimit të punës se këtij institucioni.