Identifikohet 37-vjeçari që u vra në AKI nga kolegu i tij

Kronika September 04, 2018 - 13:00
Lexoni më shumë detaje

Prokurorja e Përgjithshme në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Besa Limoni është duke u marrë me hetimet rreth vrasjes së punonjësit të AKI-së.

Ajo ka dhënë detaje rreth identitetit të viktimës i cili u vra sot me disa plumba brenda institucionit më të lartë të sigurisë në vend.

Prokurorija e rastit ka dhënë detaje për Express rreth këtij rasti. 

Ndërkohë që këta të funidt ende nuk po i dijnë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Jemi ende në fazën preliminare të hetimeve. Ende nuk mund të japim detaje. Ne kemi qenë në vendin e ngjarjes. Viktima është i gjinisë mashkullorë. Ai është Isa Sejdiu i lindur në vitin 1978”, ka thënë ajo për Express.

Viktima është nga qyteti i Vushtrrisë.

E ndërkohë edhe Agjencia Kosovare Inteligjencës është deklaruar lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm brenda objektit të së njëjtës agjenci. Në këtë institucion kanë thënë se viktima në fjalë ishte punëtor i bufesë dhe se ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’i rezistojë plagëve të marra, shkruan Express.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet nga AKI.

Gjithashtu është bërë e ditur se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

“Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, përfundohet nga AKI.