Digjet depoja e kafesë në Fier, 400 mijë euro dëme

Kronika September 02, 2018 - 22:49
Lexo tjera detaje

Një depo kafeje është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës në qytetin e Fierit.

Sipas policisë zjarri që ra në deponë që bënte pjekjen dhe ambalazhimin e kafës, shkrumboi çdo gjë, njofton Klan Kosova.

Mendohet se janë djegur rreth 70 ton kafe dhe dëmi i shkaktuar është rreth 400. 000 euro.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike shkruan TopChannel.