Aksident i rëndë trafiku në Vushtrri

Kronika August 28, 2018 - 13:20
Lexo detajet

Në qytetin e Vushtrrisë dje ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të tri automjeteve, ku një femër ka pësuar lëndime trupore, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar.

LEXO EDHE: Arrestohen pesë persona në protestën në Gjakovë

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Skënderbeu, Vushtrri, 27.08.2018-20:00. Ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve, ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një femër K/Shqiptare, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /ZËRI