Arrestohen pesë persona në protestën në Gjakovë

Kronika August 28, 2018 - 12:14
Lexo detajet

Në qytetin e Gjakovës sot është duke u mbajtur një protestë ku Nënat gjakovare bashkë me qytetarët tjerë po kundërshtojnë vizitën e pelegrinëve serbë në këtë qytet.

Pesë persona pjesëmarrës në këtë protestë janë arrestuar nga policia deri tash.

LEXO EDHE: Kumnova alivanoset gjatë fjalimit në protestë

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjoka. Ai ka thënë se arsyeja e arrestimit të pesë protestuesve është pengimi i policëve që ta kryejnë detyrën si dhe dëmtimi i pronës private.