Tre anëtarë të një familje shqiptare vriten në oborr të shtëpisë

Kronika August 27, 2018 - 22:40
Lexo detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe, teksa tre anëtarë të një familje shqiptare janë vrarë në oborrin e shtëpisë nga persona ende të paidentifikuar. Familja banonte në qendër të Dibrës dhe mësohet se viktimat janë A.P, bashkëshortja e tij N.P dhe vajza e tyre A.P e lindur në vitin 2004. Familja shqiptare kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia për pushime në vendin e tyre të lindjes.

Prokuroria Publike Themelore e Gostivarit po inspekton rastin.

Edhe Prokurori publik kompetent është në terren dhe po punon për të zbuluar autorin dhe për të përcaktuar motivet. Në këtë drejtim janë lëshuar një sërë urdhrash për mbledhjen e gjurmëve nga vendi, raporte të ekspertëve dhe kërkime.

Ende nuk duhen shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë si dhe autorët, por policia është duke hetuar rastin.

Sipas zëdhënësit të Sektorit për Punë të Brendshme, Stefan Dimoski, vrasja ka ndodhur në shtëpinë familjare të viktimave, shkruan Tv21.tv

Deri tani, një person i panjohur ka shtënë drejt çiftit bashkëshortor si dhe ndaj vajzës 14 vjeçare. Në koordinim me prokurorin publik janë marr të gjitha masat, me qëllim të zbardhjes së rastit. Për momentin po rrjedhin masat e obduksionit, me qëllim të gjetjes së kryerësit të veprës, gjegjësisht zbardhjes së rastit, tha Stefan Dimoski – MPB./21Media