Fjaloset me gruan, serbi djeg hambarin

Kronika August 26, 2018 - 15:25
Lexo detajet

Një person i komunitetit serb është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me gruan e tij në shenj revolte ka djegur hambarin, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Vushtrrisë.

LEXO EDHE: Shtatë meshkuj rrihen mes vete si në filma

Njoftimi i plotë:

Fsh. Prilluzhë, Vushtrri  24.08.2018 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten, në shenjë revolte dhe nën ndikim të alkoolit i ka vënë zjarrin hambarit. Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  /ZËRI