Në Vushtrri një mashkull dhe dy femra kanosen me thikë

Kronika August 26, 2018 - 15:21
Policia jep detaje

Në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit kanë kanosur me thikë tre persona, një mashkull dhe dy femra, transmeton “Zëri.info”.

Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE: Sulmon nënën dhe vëllain arrestohet i dyshuari

Njoftimi i plotë:

Fsh. Pestovë, Vushtrri 25.08.2018 - 19:48. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur  me një mjet të mprehtë-thike, tre viktimat një mashkull dhe dy femra K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar. /ZËRI