Ja c'duhet të bëni për të përfituar dëmshpërblimin nga aksidentet ku nuk keni qenë fajtorë

Kronika August 26, 2018 - 14:33
Lexo detajet

Qytetarët shqiptare që janë aksidentuar nga makina të pasiguruara apo makina të paidentifikuara dhe kanë një vendim të formës së prerë për dëmshpërblim, duhet t’i drejtohen Byrosë së Sigurimit për të përfituar paratë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi dje se për dosjet me vendim të formës së prerë, pra për përfitim dëmshpërblimi, qytetarët duhet t’i drejtohen Byrosë së Sigurimit për orientimin e procedurave që ata duhet të ndjekin në tërheqje parave nga kompanitë e sigurimit.

Ekzekutimi i këtyre vendimeve i jep fund odisesë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, të akumuluara që nga vitit 2001. Më herët, me një vendim Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi vendimin ku llogarit se fatura për dhënien e dëmshpërblimit kur është dhënë vendimi i formës së prerë, është 924 milionë lekë.

DEKLARATA
“Autoriteti njofton qytetarët t’i drejtohen Byrosë Shqiptare të Sigurimit për t’u informuar mbi dosjet e tyre, objekt i fondit të kompensimit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i ka kërkuar në vazhdimësi Byrosë Shqiptare të Sigurimit shpërndarjen e dosjeve për praktikat e miratuara, të papaguara, të cilat kanë vendim gjyqësor të formës së prerë, objekt i fondit të kompensimit. Autoriteti njofton qytetarët që kanë problematika lidhur me dëme të prapambetura nga fondi i kompensimit të komunikojmë me BSHS-në.

Stafi i Byrosë do t’i informojë dhe orientojë ata për shoqërinë e sigurimit, tek e cila është deleguar praktika për kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit të tyre. Në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, lista e dosjeve nuk publikohet, por qytetarët e interesuar mund ta gjejnë informacionin e detajuar pranë BSHS.

Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me këtë proces, çdo qytetar mund të komunikojë me e-mail [email protected], amf @ amf. gov . al, ose mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së”, thuhet në njoftimin e Autoritet të Mbikëqyrjes Financiare.