Rrihen mes vete dy kosovarë në Shëngjin

Kronika August 21, 2018 - 18:04
Ja arsyeja

Dy persona nga Kosova janë arrestuar nga Policia e Lezhës në Shëngjin, pasi të njëjtit ishin rrahur mes veti.

Sipas policisë së Shtetit, të hënën janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, për shtetasit B.G. dhe B.P., vjeç 37 e 20, banues në Kosovë dhe Shëngjin, pasi kanë goditur me grushte e mjete të forta njëri-tjetrin.

LEXO EDHE: Bajramin e 13-të po e kaloj padrejtësisht në burg

Rasti do të ndiqet sipas neneve 90 e 89 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, shkruan indeksonline.