Kronika

67 aksidente vetëm gjatë 24 orëve të fundit

67 aksidente vetëm gjatë 24 orëve të fundit
21 gusht 2018 • 15 : 23

Lexo detajet

Duke ju referuar raportit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës, kanë ndodhur 67 aksidente komunikacioni, transmeton “Zëri.info”.

Prej tyre, 26 me të lënduar dhe 41 pa lëndime në njerëz. Po ashtu, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1099 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Tutje, sipas policisë gjatë kësaj kohe janë arrestuar 15 persona, tetë janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit. /Zëri

 

 

© zëri.info