Shqiptarja 18-vjeçare mashtron zviceranin 59-vjeçar, e shfrytëzon financiarisht

Kronika August 21, 2018 - 10:31
Lexo detajet!

Një vajzë 18 vjeçe ka luajtur me dashurinë një burri 59 vjeç, duke e shfrytëzuar financiarisht. Tani ajo dhe tutori i saj janë arrestuar, raporton gazeta zvicerane “Blick”.

Ngjarja ka ndodhur në Uster të Zvicrës, ku vajza ka arritur t’i rrëmbejë atij rreth 2000 franga në emër të dashurisë për interes”. 18­-vjeçarja është shqiptare nga Kosova, gjithashtu dhe tutori i saj 40 vjeç.

“Shqiptarja e ka shfrytëzuar 59-­vjeçarin për operacione të ndryshme, pagesa dhe për shpenzime të tjera. Të martën e kaluar, 59-vjeçari kuptoi mashtrimin e saj dhe e paraqiti rastin përpara Policisë së Uster, që filloi vëzhgimin e çiftit nga Kosova.

Nuk shkoi gjatë dhe 18-vjeçarja i paraqitet përsëri burrit në moshë për t’u takuar dhe me qëllim për ta shfrytëzuar ekonomikisht.

Policia në momentin që e pa, duke zbritur nga vetura e tutorit, i arrestoi të dy, me akuzën “mashtrim për favore seksuale”. /Express