Sjellja skandaloze e policit në kufi me mërgimtarët që po presin deri në 6 orë (Video)

Kronika August 20, 2018 - 11:44
Lexo tjera detaje

Një Polic i Kosovës është raportuar për sjellje arrogante ndaj personave që po perdorin pikën kufitare në Mutivodë.

Sipas një video që ka ardhur në Magazina.al, thuhet se polici në fjalë ka sjellje arrogante ndaj mërgimtarëve të cilët po kthehen në vendet e tyre të punës përmes pikës kufitare në Mutivodë.

Sipas lexuesit, polici keqtrajton mergimtarët , duke i lejuar të kalojnë veturat pa pasur të drejt ndërsa i lë në pritje me radhë të gjata.

Sipas tyre, ata që ankohen për sjelljen e tij, përballen me kërcënim dhe keqtrajtim nga ana e policit.

Një mërgimtar ka xhiruar me celularin e tij një video ku shihet sjellja e policit, i cili tenton t’ia thyej këmbën me derën e veturës personit që po xhironte, transmeton Magazina.al

Video më poshtë tregon sjelljen skandaloze të policit: