Kronika

I riu në Gjilan dyshohet se u vra për motive të ulëta nga familjarë të tij

I riu në Gjilan dyshohet se u vra për motive të ulëta nga familjarë të tij
20 gusht 2018 • 09 : 57

Lexo tjera detaje

Vrasja që ka ndodhur dje e një të riu në Gjilan, po dyshohet se ka ndodhur për motive të ulëta. Krimi ka ndodhur brenda familjes, raporton Gazeta Express

26-vjeçari i vrarë dje pasdite në Gjilan është qëlluar me armë zjarri për motive të ulëta, ka mësuar Gazeta Express. 

Viktima me të dyshuarit është në lidhje familjare. Njëri prej të dyshuarve është i mitur, mëson Gazeta Express. 

Vrasja u bë e ditur përmes raportit 24 orësh policor. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:50.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshjeje njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, ka njoftuar Policia. 

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë gjuetie, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thotë njoftimi i PK-së. 

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

© zëri.info