Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Prizren!

Kronika August 20, 2018 - 09:15
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë bërë tërheqjen e dy mjeteve të pashpërthyera në Prizren, përcjell “Zëri.Info”.

Sipas Policisë së Kosovës tërheqja e këtyre mjeteve është bërë në mënyrë të sigurte pa incidente.

“Një mashkull k/Shqiptar ka informuar se në skaj rruge kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësit përkatëse policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./ZËRI