Vrasje në Gjilan, çfarë gjeti policia në vendin e ngjarjes!?

Kronika August 20, 2018 - 09:02
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë qëlluar për vdekje një person në Gjilan.

Ashtu siç thuhet në raportin e Policisë dyshohet së viktima është qëlluar me pushkë gjuetie, përcjell “Zëri.Info”.

"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës.  Në vendin e ngjarje kanë dalë njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion", thuhet në raport./ZËRI