U përplas nga makina, ndërron jetë 33 vjeçari

Kronika August 19, 2018 - 17:10
Lexo tjera detaje

Ka ndërruar jetë 33 vjeçari E.T, i cili u aksidentuar ditën e sotme në Tepelenë.

E.T i cili ishte duke lëvizur me motor është përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga një italian.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore ai ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë në trup dhe në kokë.