Prokurori që s’e tha asnjë fjalë për dorëheqjen, publikon fotografi nga Amerika

Kronika August 19, 2018 - 12:04
Lexo detajet

Elez Blakaj, prokurori i shumëpërfolur javën e fundit për dorëheqjen e tij, deri më tani nuk ka thënë asnjë fjalë pse u largua nga detyra.

Blakaj kishte lënë një letër lamtumire, por e cila nuk tregonte saktësisht shkakun e dorëheqjes.

Në media gjatë javës u publika aktakuza të cilën ai e ka lënë të gatshme në lidhje me manipulimet te listave të  veteranëve, shkruan lajmi.net.

Kërcënimet ndaj tij për këto manipulime, u raportua se mund të jetë arsye për dorëheqjen e tij.

E sot ish-prokurori special ka publikuar një fotografi nga Amerika, vend ku edhe ka shkuar për të jetuar.

Këtë ai e kishte bërë të ditur në letrën e dorëheqjes që e kishte lënë për Kryeprokurorin dhe kolegët e tjerë të tij.

Para se të jepte dorëheqje, ish-Prokurori kishte lënë të gatshme aktakuzën për Komisionin qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të veteranit.

Aktakuza e përgatitur nga Blakaj, e dorëzuar te kryeprokurori Aleksander Lumezi nuk është ngritur akoma.

Të akuzuar janë në aktakuzën, që u publikua të premten në Kohën Ditore janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Për kërcënimet që ka marrë Blakaj, ka folur edhe kryeprokurori Lumezi. Kjo thuhej se është arsyeja pse ish-prokurori la detyrën e tij.

Se Blakaj ishte prej të preferuarve të amerikanëve, tregoi edhe reagimi i Ambasadës Amerikane, menjëherë pas dorëheqjes së tij.

Ambasadori Greg Delawie e konsideronte ditë të kobshme për sistemin e drejtësisë në Kosovë tërheqjen e ish-prokurorit që po hetonte mashtrimet në listat e veteranëve.

Blakaj po ashtu kishte marrë përkrahje nga Qeveria amerikane për studimet e masterit në SHBA.

Kjo është fotografia që e ka postuar Blakaj

Image