Një personi në Gjilan i vidhen 1400 euro dhe tre pasaporta

Kronika August 19, 2018 - 09:55
Policia jep detajet e vjedhjes

Një mashkull ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë vjedhur atij një çantë në të cilën kishte 1400 euro si dhe tri pasaporta, njofton Policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë njësitet përkatëse janë duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan.

LEXO EDHE: Sherr masiv në Sarandë, një person i plagosur, 5 shoqërohen në polici

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Gjilan 18.08.2018-16:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona te panjohur nga vetura e tij i kane vjedhur një qante ne te cilën kishte 1400 euro dhe tre pasaporta. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. /ZËRI