Arrestohet pasi sulmoi policin në Lipjan
Kronika
August 18, 2018 - 19:38
Lexo tjera detaje
Një person është arrestuar nga ana e policisë pasi që ka sulmuar një zyrtar policor.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mbrëmjes së kaluar në Lipjan.
Sipas raportit i dyshuari ka sulmuar fizikisht policin deri sa ky i fundit ishte në krye të detyrës.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të të dyshuarit, rasti shkon në procedurë të rregullt.