Grabitje e armatosur në Ferizaj

Kronika August 18, 2018 - 11:25
Lexo detajet

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Ferizaj ka ndodhur një grabitje e armatosur, transmeton “Zëri.info”.

Rastin e ka raportuar një punëtor i cili gjatë orarit të punës është grabitur nga tre persona të maskuar dhe të armatosur të cilët kanë vjedhur pazarin ditor të marketit si dhe dy paketime cigare me vlerë 2000 euro.

LEXO EDHE: U aksidentua para dy javësh, ndërroi jetë dje në QKUK

Bëhet e ditur se të dyshuarit kanë ikur me veturën pasat, e cila me vonë nga policia është gjetur e braktisur në autostradën e Ferizajt. /Zëri