Zjarri mbyt 45 vjeçarin në Skenderaj
Kronika
August 17, 2018 - 22:03
Lexo detajet
Një zjarr që kishte kapluar një shtëpi në lagjen Rrecaj në Llaushë të Skenderajt ka qenë fatal për një 45 vjeçar.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, menjëherë pas incidentit.
“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme në Lagjen “Rrecaj” të Llaushës së Skenderajt, ku një bashkëqytetar i yni, rreth 45 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që ka djegur një pjesë të shtëpisë së të ndjerit. Humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe për qytetarët e Skenderajt. I shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes për djalin e tyre! Paqtë ndjesë shpirti i tij!”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.