Këshilli prokurorial i Kosovës ngushëllon familjen Lumezi

Kronika August 17, 2018 - 17:33
Lexoni më shumë detaje

Kryesuesi i këshillit prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj i ka shprehur ngjushëllime familjës Lumezi për ndarjën nga jeta të Nikë Lumezit, përcjell "zëri.Info"


"I nderuari Kryeprokuror i Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, dhe shumë e nderuara Familja Lumezi, me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit Tuaj, z. Nikë Lumezi.ë
Me këtë rast, në emër të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për z. Lumezi, i cili në cilësinë e juristit, gjyqtarit, avokatit dhe bartësit të detyrave të rëndësishme shtetërore ka dhënë kontribut të madh për avancimin e shtetit të Kosovës, duke lënë gjurmë të pashlyera me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë dekadave të kaluara,
Duke shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta në emër të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe duke bashkëndjerë pikëllimin Tuaj, ne ndajmë me Ju këtë dhimbje, duke e kujtuar me shumë respekt punën dhe kontributin e çmuar të tij.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës", thuhet në njoftim.