Kronika

Aktakuzë ndaj Agron Mustafës, Ejup Qerimit dhe Rexhë Gjonbalajt për rastin ‘Z-Mobile’

Aktakuzë ndaj Agron Mustafës, Ejup Qerimit dhe Rexhë Gjonbalajt për rastin ‘Z-Mobile’
17 gusht 2018 • 16 : 21

Lexoni më shumë detaje

Prokuroria e Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuze kundër Agron Mustafës, Ejup Qerimit, të dy ish-kryeshef të Postës dhe kryetarit të bordit të Telekomit të Kosovës, Rexhe Gjonbalajt lidhur me marrëveshjen PTK- ZMobile dhe rrethanat që i paraprinë kësaj marrëveshjeje.

Përmes një komunikate për media prokuroria ka njoftuar se aktakuzën e ka dorëzuar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë për  “keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ejup Qerimi  gjatë periudhës kohore shkurt 2012 tetor 2014, duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që të i shkaktoj dëme materiale dikujt tjetër.

Ndërkaq, i pandehuri Agron Mustafa nga gata 19.02.2015, kur ka marrë pozitën udhëheqëse e deri në momentin kur më datë 24.05.2017, kur ky i pandehur edhe pse nuk ka qenë kompetent kishte  lidhur marrëveshjen për ekzekutimin e vendimit final, i pandehuri A.M duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar nuk ka përmbushur detyrat e tija zyrtare, me qëllim që të i shkaktoj dëme materiale një kompanie tjetër.

Po ashtu, në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, theksohet se i pandehuri i tretë Rexhë Gjonbalaj duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare nuk ka përmbushur detyrën e tij zyrtare me qëllim që të i shkaktoj dëme materiale dikujt tjetër.

Sipas Prokurorisë tre të pandehurit me këto veprime kanë kryer veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

© zëri.info