Arrestohet deputetja Saranda Bogujevci

Kronika August 17, 2018 - 12:21
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci si dhe disa aktivistë të kësaj partie, raporton “Zëri.info”.

Arrestimi i saj erdhi gjatë një aksioni simbolik kundër dhunës në familje, ku aktivistë të këtij subjekti politik hodhën ngjyrë në drejtim të ndërtesës së policisë, si pasojë e  shpeshtimit të këtyre rasteve, për të cilat Vetëvendosje pohon se nuk po trajtohen si duhet nga institucionet.

LEXO EDHE: Rreth 800 raste të dhunës në familje këtë vit

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së mërkurë në Policinë e Kosovës janë raportuar hiç më pak se dhjetë raste të dhunës në familje, madje në një rast të ushtrimit të dhunës ndaj bashkëshortes ka qenë i përfshirë edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar dhe është suspenduar nga puna për veprën e bërë./Zëri

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image