Arrestohet për kontrabandë me emigrant nga Pakistani

Kronika August 17, 2018 - 10:52
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Terminalin Doganor në Prishtinë më 16.08.2018 në orën 15:00 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili ishte duke drejtuar kamionin me targa te Serbisë (në relacionin Greqi-Kosovë), pasi gjatë kontrollit brenda në kamion i janë gjetur shtatë (7) persona-emigrant, prej tyre  pesë (5) nga Pakistani dhe dy(2) nga Afganistani, transmeton “Zëri.info”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa emigrantët i janë dorëzuar njësiteve kompetente për veprime të mëtutjeshme, raporton zëri.info / Zëri