Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë

Kronika August 16, 2018 - 16:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Gërgoc të Gjakovës.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë proceduar vendin e ngjarjes në të cilin ishin të përfshira dy automjete udhëtarësh dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale ndërsa tre persona janë lënduar lehtë”, tha Podrimaj për KALLXO.com

Image