Rrahje, maltretime e shantazhe, dhjetë raste të dhunës ndaj grave për 24-orë në Kosovë

Kronika August 16, 2018 - 10:31
Lexo tjera detaje

Numri i rasteve të dhunës në familje e shantazheve dhe maltretimeve ndaj grave në Kosovë po rritet, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës në këto 24-orë kanë ndodhur më shumë se tetë raste të dhunës ndaj grave, shkruan “Zëri.Info”.

Në Fushë Kosovë një femër ka raportuar dje për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, ku më pas e njëjta është dërguar në strehumore.

Edhe në Prishtinë është arrestuar një person I cili pas një mosmarrëveshje ka kanosur një femër.

Pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni një person po ashtu kanos një femër në Lipjan ku pas intervenimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell “Zëri.Info”.

Lexojeni më poshtë të plotë raportin e Policisë për rastet e dhunës ndaj grave:

FUSHE KOSOVE:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar,  për të cilin bashkëshortja e tij  viktima femër K/Shqiptare ka raportuar për rastin. Viktima ka marr tretman mjekësor dhe e njëjta me kërkesën e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

PRISHTINE:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kanosë  viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LIPJAN:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni e kishte kanosë  viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është  dërguar në mbajtje.

GJILAN:

Është  arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti kishte keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/Shqiptare. Pas intervistimit  me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VITI:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi  i njëjti kishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht viktimën femër K/ Shqiptare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

PRIZREN:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi  i njëjti kishte kanosur verbalisht viktimen femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

PEJE:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare  kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike të cilës i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore e si pasoj ka marr tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

GJAKOVE:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian i cili dyshohet se në një motel kishte kryer veprën e cekur ndaj viktimës së mitur  femër K/Egjiptiane. Me vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.