Një person në Lipjan tenton të vetëvritet me preparate kimike

Kronika August 16, 2018 - 09:49
Lexo tjera detaje

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Lipjanit ka ndodhur një tentim vetëvrasje.

Sipas Policsë së Kosovës, viktima ka tentuar të vetëvritet duke përdorur preparate kimike, përcjell “zëri.Info”.

“Viktima mashkull K/Shqiptar për motive të panjohura ka tentuar të vetëvritet duke përdorur preparate kimike. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim./ZËRI