Ky është vendimi i Gjykatës për burrin që vrau gruan dhe vajzën në Gjakovë

Kronika August 15, 2018 - 10:31
Lexoni më shumë detaje

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin Pjetër Nrecaj, raporton “Zeri.info”.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 10.08.2018.

Njoftimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin P.N.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 10.08.2018.

P.N. po dyshohet nga ana e prokurorisë se  ka kryer veprat penale “Vrasje e rendë” nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.11, si dhe veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga neni 374, paragrafi 1, i te njëjti kod.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.