Digjet fabrika për përpunimit e drurit në Podujevë

Kronika August 15, 2018 - 09:23
Lexoni më shumë detaje

Një fabrikë e përpunimit të drurit në Podujevë, është përfshirë nga zjarri ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë nga ky shpërthim i zjarrit, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, janë djegur makinat për punimin e drurit, një veturë dhe një kamion.

Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.