Përplaset treni me një veturë në Drenas

Kronika August 14, 2018 - 23:28
Lexoni më shumë detaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Drenas, ku një tren është përplasur me një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas zëdhënëses së Policisë, aksidenti mes trenit dhe veturës ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Në këtë aksident përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

“Zeri.info” mëson se vetura që është përplasur me trenin është veturë e tipi “BMW X6” me targa të Gjermanisë.