Aksident i rëndë trafiku, lëndohen tetë persona

Kronika August 14, 2018 - 10:47
Policia jep detajet

Gjatë ditës së djeshme në rrugën magjistrale në Kaçanik ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të dy veturave civile e ku mbetën tetë persona të lënduar, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë në Prizren, dy të plagosur

Njoftimi i plotë:

Rr magjistrale Kaçanik 13.08.2018-20:35. Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave civile ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tetë persona  K-Shqiptar. Viktimat  janë dërguar në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokuror. /ZËRI