Dy nga tre të plagosurit në Prizren, vëllezër nga Strellci i Deçanit

Kronika August 13, 2018 - 20:28
Lexoni më shumë detaje

Tre persona, dy preh tyre vëllezër nga Strellci i Deçanit janë plagosur pas një sherri në një parking të hotelit, në qendrën e Prizrenit, në shatërvan.

LEXO EDHE: Për një parking plagosen tre persona në Prizren, njëri nga ta në gjendje të rëndë

Sipas policisë, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar menjëherë për në QKUK, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Drejtori i policisë për rajonin në Prizren, Nexhmedin Berisha, ka thënë se rasti ka ndodhur pas një sherri  në parkingun e një hoteli në rrugën e ‘Pushkatarëve’ me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit në Prizren ka pasur të shtëna me armë.

“Policia tanimë i ka arrestuar dy të dyshuar dhe ka konfiskuar një revole. Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit”, tha ai, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas tij, të plagosurit janë dy nga tre vëllezërit nga fshati Strellci i Deçanit dhe djali i pronarit të hotelit.