Zjarr masiv në rrethinë të Shkodrës

Kronika August 13, 2018 - 17:40
Lexoni më shumë detaje

Një zjarr ka rënë gjatë ditës së sotme në kodrat e fshatit Bërdicë në Shkodër.

Mësohet se zjarri ka rënë pranë banesave, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz, pasi forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë për neutralizimin e flakëve.

Mësohet se 12 banesa ndodheshin afër zonës së zjarrit.

Si pasojë e zjarrit dhe përhapjes së flakëve, janë djegur 4-5 dynym shkurre dhe ferra.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por mendohet se shkak kanë qenë temperaturat e larta.