Një person godet një femër me grushte e shuplaka në Drenas!

Kronika August 13, 2018 - 09:58
Lexo detajet

Gjatë ditës së djeshme policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, i cili ka sulmuar fizikisht një femër duke goditur me shuplakë e grushte, përcjell “Zëri.Info”.

Sipas Policisë së Kosovës viktima ka marrë tretman mjekësor në QKMF në Drenas ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke goditur me shuplakë dhe grushte  viktimën femër K/Shqiptare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Drenas është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të zyrtarit të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./ZËRI