Godet murin e një shtëpie me veturë, 4 të lënduar në Xërxë

Kronika August 13, 2018 - 09:39
Lexo tjera detaje

4 persona kanë pësuar lëndime pasi një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Xërxë- Rahovec.

Aksidenti i ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, dyshohet se ka ndodhur pasi makina ka dalë nga rruga dhe ka goditur murin e një shtëpie.

Në makinë ishin 4 persona të cilët janë dërguar në Emergjencë për trajtim.

Bëhet fjalë për një burrë, grua dhe 2 vajza.