'Unë i vrava, dua avokat'. Masakra me 8 të vdekur në Selenicë, fjalët e para të killerit

Kronika August 11, 2018 - 11:47
Lexo detajet

Zykaj është parë nga një efektiv i RENEA-s, i cili monitoronte zonën me dylbi. Ai ka kërkuar përforcime pasi autori ishte i armatosur. Pak minuta më vonë i kanë bërë thirrje që të dorëzohej. Autori ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet me vrap. Forcat RENEA i janë lëshuar nga pas duke e arrestuar.

Fjalët e para që ka thënë, sipas Report TV, pasi policia e ka neutralizuar janë të pakta. Ai ka pranuar krimin dhe ka kërkuar avokat. “Unë i vrava, me gjeni avokat”, mësohet të ketë thënë Ritvan Zykaj.

Masaka me kallashnikov ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00 në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë pas sherri për pulat mes dy familjeve të të njëjtit fis dhe kushërinj me njëri-tjetrin. Një nga gratë e familjes, teksa ndodheshin në një drekë familjare e ka akuzuar se i kishte vjedhur pulat dhe kaq ka mjaftuar që i riu të ngrihet, të marrë armën. Ai qëlloi mbi tetë persona, anëtarë të një familje. Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç si dhe tre gra.

Erat e viktimave jane: Demir Zykaj, Besim Zykaj, Azem Zykaj, Perri Zykaj, Vasilika Zykaj, Afërdita Zykaj, Sara Zykaj (15 vjeçe) dhe Ledion Zykaj (8 vjeç