Arrestohet dasmori në Pejë

Kronika August 10, 2018 - 22:34
Detajet

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë, pasi që dyshohet së ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Pejës.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja.

Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur arma e zjarri apo ndonjë send i dyshuar.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt