30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasje të dyfishtë në Gjakovë

Kronika August 10, 2018 - 11:57
Lexo detajet

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasje të dyfishtë në Brekoc të Gjakovës, Pjetër Nrecaj, shkruan “Zeri.info”.

Nrecaj i cili të martën ka privuar nga jeta ish-bashkëshorten e tij, Valbona Marku-Nrecaj dhe vajzën 9- vjeçare do të qëndroj në paraburgim për një muaj.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, sot është mbajtur seancë dëgjimore ndaj të dyshuarit, ku edhe është aprovuar kërkesa e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktim të paraburgimit ndaj tij.

LEXO EDHE: Nisin hetimet për mosveprim në rastin e vrasjes së dyfishtë

“Sot me datë 10.08.2018,është vazhduar dhe përfunduar seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit kundër pandehurit  P.N. nga fshati Bitesh,  Komuna e Gjakovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë, nga neni 179, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 dhe 1.11, të KPRK-së  dhe veprës penale mbajtje në pronësi dhe kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPRK-së, me që rast është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore Gjakovë dhe Gjyqtari i Procedurës Paraprake me Aktvendimin PPr.Kr.nr.43/18 të datës 10.08.2018, i ka caktuar paraburgimin të pandehurit P.N. në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndryshe, Pjetër Nrecaj kishte shkuar në shtëpinë e ish -bashkëshortes të martën rreth orës 21:00 me një armë të tipit kallashnikov ku kishte qëlluar disa herë në drejtim të  Valbona  Marku-Ndrecaj dhe vajzës së tyre 9 vjeçare duke i lënë që të dyja të vdekura në vend. /ZERI