Qëndroi të ruante shtëpinë, vdes 32-vjeçari

Kronika August 09, 2018 - 23:03
Lexoni më shumë detaje

Para dy javësh kishin nisur ndërtimin e kësaj shtëpie në fshatin Trudë të Prishtinës.

Por me të përfunduar katin e parë të saj, djali i familjes Kuleta u gjet i vdekur mëngjesin e së mërkurës.

Nehat Kuleta, 32-vjeç kishte qëndruar të martën të kujdesej për shtëpinë, e materialet. 

Të mërkurën babai i Nehatit, e kishte gjetur të birin të vdekur, me një plagë në krahëror, e cila dyshohet të jetë bërë me një mjet të mprehtë.

Familja e të ndjerit, e cila jeton në fshatin Tërrnavë të Podujevës nuk deshi të flasë për rastin. Të tronditur me vdekjen e Nehatit, thanë prapa kamerave se ende nuk kanë marrë një lajm nga prokuroria.

Ndërsa fqinjët e të ndjerit treguan se në vendin ku u vra më herët nuk kishte pasur përleshje e as vjedhje.

Madje sipas tyre, me të ardhë policia në vendin e ngjarjes i kishte gjetur edhe kuletën të ndjerit. E në vendin e punimeve nuk mungonte asgjë.

Në anën tjetër Policia e Kosovës ka thënë se rasti është regjistruar si vdekje e dyshimte.

PK ka njoftuar se hetimet për këtë vdekje, siç e quajnë  ata, të ndjeshme, po vazhdojnë.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe tre fëmijët. Nehat Kuleta, 32-vjeç është gjetur i vdekur të mërkurën, i ndjeri dyshohet të jetë vrarë.