6 vjet burg për 3 viça

Kronika August 09, 2018 - 19:51
Lexoni më shumë detaje

Gjykata e Pejës ka shpallur aktgjykimin në rastin e 4 të akuzuarve për vjedhjen e 3 viçave dhe të një kali.

Të pandehurit u dënuan me nga një vit e gjysmë burg.

“Të akuzuarit Milaim Jefkaj, Vedat Toska, Agim Jefkaj dhe Elsadet Jefkaj shpallen fajtorë dhe dënohen me nga një vit burg për pikën një të aktakuzës dhe një vit për pikën dy, ashtu që dënimi unik për secilin nga ta do të jetë 1 vit e 6 muaj“, tha gjyqtarja Florie Zatriqi.

Ata akuzohen nga Prokuroria e Pejës se në bashkëkryerje, gjatë orëve të mbrëmjes, në vendin e quajtur “ Maja e Zezë”, në Pejë, në stallën e Balija Dedusheviqit, kanë vjedhur 3 viça, të cilët më pas i kanë ngarkuar në veturën e markës “Renault”.

Po ashtu, në po të njëjtin vend me datë 29.6.2018, në orët e mbrëmjes, në livadhin e Izet Berishës, ia heqin litarin kalit dhe të njëjtin e marrin dhe e ngarkojnë në rimorkion e veturës “VW Jetta”, me të cilën pastaj largohen pa u vërejtur nga vendi i ngjarjes. /Kallxo.Com/